Tekst: , 1747; (1954-). Muzikë: , 1905. |
Dashuri mbi dashuri që
Pruri g’zim qiellor në botë,
Gjej tek vatrat tona ti një
Vendbanim t’përulur sot.
Ti je tërë dhembshuri, e
Çiltër pa kufi ti je.
Jep shpëtim dhe hyr tani në
Zemrat tona dridhëse.
Fryj, o Zot, me Frymën tënde
Në çdo gjoks të shqetësuar.
Le t’trash’gojmë tek ti çdo gjë me
Paqen që na ke premtuar.
Çdo dëshirë për t’mëkatuar,
Zot i lartë, nga ne largo;
Me besim për të jetuar,
Zemrat tona na çliro.
O çlirues i plotfuqishëm,
Na rrethofsh me hir qiellor.
Kthehu shpejt dhe mos braktis më
Tempullin tënd njerëzor.
Ty do t’lavdërojmë përjetë,
Dhe t’shërbejmë si engjëjt lart.
Ç’dashuri t’pashoqe ke, që
Ty të duan dhe mëkatar’t.
Krijesën tënde t’re përsose;
Bëje t’çiltër dhe pa t’met’.
Dhe tek ne, Zot, rivendose
Tër’ shpëtimin tënd ti vet’.
Na shnd’rro ne nga lavdia
Në lavdi gjersa t’arrijmë
Lart në qiell tek Perëndia,
T’humbur plot në adhurim.