Tekst: Këngë tradicionale franceze kremtimi (Les Anges dans nos Campagnes). Përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga , 1862; (1954-).
Muzikë: .
Engjëjt, duke fluturuar
Natën lart përmbi kët’ botë,
Sonte shpallin shumë t’gëzuar
Lindjen e Jezusit Zot.
Refreni
E - jani dhe adhurojeni
Mbretin e porsalindur.
E - jani dhe adhurojeni
Mbretin e porsalindur sot.
O, dëgjoni, ju barinj të
Thjeshtë kët’ lajm prej engjëjve.
Rron ndër ne sot Perëndia;
Si një foshnjë plot hare.
Refreni
Tash shqyrtoni, dijetarë,
Kët’ Dëshirë të kombëve.
Yllin ju e keni parë,
Që atë na shpalli ne.
Refreni
Sonte engjëjt prej së larti
V’rejnë me frikë edhe me shpresë.
Zoti papandehurazi
Shpejt në tempull do të zbresë
Refreni