Tekst: , 1739; (1954-).

Muzikë: , 1840.


Engjëjt na kumtojn’ tani
lindjen e një mbreti t’ri.
Se u hapet mundësia
t’kthehemi tek Perëndia.
Kombet gjith’, me brohorim,
merrni pjesë në k’të festim!
“Shpëtimtari”, le t’rrëfejmë,
“na u lind në Bethlehem.”
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Qielli ty të adhuron,
ty, o Krisht, përjetë, gjithmonë;
se u poshtërove ti
për t’u lindur si njeri.
Perëndi i mishëruar!
Zoti ynë na ësht’ afruar!
U kënaqe ti mbi dhe
të jetosh ashtu si ne.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Eja, Bir i Perëndisë!
Eja, Diell i drejtësisë!
Jet’ dhe drit’ prej teje vijnë;
çdo njeriu sjell shërim.
Ti lavdinë e vet e le
për t’na dhën’ një jet’ të re.
Lindja për të dytën herë
seç u jepet njerëzve.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!