Tekst: , 1816; (1954-).

Muzikë: , 1867.


Engjëjt prej lavdisë së qiejve
Shpallin sot një lajm të mirë,
Më i mirë se gjith’ të tjerët:
Lindi sot Jezus Mesia.

Refreni

Ejani dhe adhurojeni
Zotin, shpëtimtarin sot!

Ju barinj, e lini tufën
Që në fushë po kullot,
Se në Bethlehem ka lindur
Shpëtimtari, Zoti, sot.

Refreni

Ejani, ju dijetarë,
Ju që yllin keni parë;
E dhuratat merrni sot që
Keni ju, mirrë, kem dhe ar.

Refreni

Dhe të shenjtë para fronit
E nga larg me pritje v’rejnë:
Ai që mbretëron në qiell ka
Lindur sot në Bethlehem.

Refreni