Tekst: , 1872; (1954-).

Muzikë: , 1855.


Një gjë shumë e çuditshme ësht’,
Si mund të jet’ e mundur kjo?
Nga qielli zbriti Zoti im
Të vdesë për mua, një fajtor.

E di, që e vërtet’ ësht’ kjo:
Ai si njeri u shfaq mbi dhe.
Lot, djers, mundim duronte ai
Për shkak se shumë na deshi ne.

K’të dashuri unë s’e kuptoj!
Si mund aí t’më deshte mua?
Çfar’ dashuri ndaj meje ka,
Që mua më bën atë ta dua.

Për kryqin unë mendoj ndonj’herë
Dhe sytë i mbyll për ta shikuar
Sa shumë Jezusi vuante
Kur vdiq at’herë në kryq për mua.

Po edhe mund ta shihja unë
Si vdiste ai, kjo do të jetë
Një pjes’ e vog’l e dashurisë
Që duhet ai për mua të ketë.

Edhe pse e çuditshme është
Ta njoh unë dashurinë e tij.
Edhe kjo dashuri e zbehtë
Që kam për të ësht’ një çudi!

Që të të dua kam dëshirë,
Ti ndez tek unë një flak’ të re,
Gjithnjë edhe më shumë të dua,
Gjersa t’të shoh ashtu si je.