Tekst: Anonim; (1954-). Muzikë: , 1895. |
Njëherë në një stallë pushonte në grazhd
Jezusi i vogël, i shtrirë mbi kashtë.
Gjith’ yjet e qiellit gëzoheshin shumë
Të v’renin Jezusin si foshnjë në gjumë.
Bile kur në stallë pëllitej bag’tia,
Jezusi nuk qante, po rrinte i mirë.
Jezus, unë të dua, nga qielli shiko,
dhe deri mëngjesin tek unë qëndro.
Rri afër tek unë, të lutem unë sot,
Dhe mua më duaj përjetë, o Zot.
Bekoi gjith’ f’mijët që ty të besojnë,
Dhe merrna në qiell, Zot, me ty të jetojmë.