Tekst: , 1700; (1954-).

Music: Este’s Psal­ter, 1592.


Një natë, kur ca barinj të thjesht’
Mbi tufat bënin rojë,
Një engjëll u afrua dhe
Lavdia i rrethoi.

«Mos kini frikë!» tha ai, se u
Tmerruan shumë ata.
«Një lajm të mirë dhe g’zim të madh
Ju sjell për botën mbarë.

Për ju u lind një shpëtimtar
I squar në Bethlehem:
Jezusi, Zoti Perëndi,
Tek ju si foshnjë vjen.

K’të shenj’ unë do t’ju jap: ai gjindet
Në një stall’ të vrazhd’,
Me rripa stofi të mbështjell’,
I shrirë në një grazhd.

At’herë bashk’ me engjëllin
U dukën, plot gëzim,
Shumica engjëjsh që e
Lavdëronin Perëndinë.

Lavdi në më të lartin qiell
Dhe paqja qoft’ mbi dhe,
Shpëtimi dhe pajtimi sot
Të gjithë njerëzve.