Tekst: , 1883; (1954-). Muzikë: . |
Nuk di, pse Zoti mirësinë
E tij ma ka treguar;
As pse, kur isha plot mëkat
Mesia vdiq për mua.
Refreni
Por unë e di se kujt i besova
Dhe jam i bindur se ësht’ i zoti
Atë ta ruaj’ që m’u besua
Gjer në ditën kur t’vij’ ai!
Nuk di, si erdhi ai besim
Që mua më shpëtoi,
As si në zemër paqja vjen
Kur Shkrimin e besoj.
Refreni
Nuk di, si Fryma e Shenjtë vepron,
Si ai për faj qorton;
Si nëpër Bibël jep besim
Dhe Zotin ma zbulon.
Refreni
Nuk di se çfar’ gëzime unë
Në jetë do t’takoj,
Çfar’ dit’sh t’vështira, para se
Jezusin ta shikoj.
Refreni
Nuk di as or’n as ditën kur
Do t’vijë Zoti im.
Nëse do t’vdes,a t’jem në re
Me Zotin në takim.
Refreni