Tekst: , 1914; (1954-).

Muzikë: Spiritus Vitae, , 1920.


O Frym’ e jetës, ti përshkona
Na mbush me jetë dhe fuqi.
O eja, Frymë, dhe pastrona,
Për këtë orë pajisna ti.

Fryj, Erë e Zotit, dhe mësona,
Dob’sitë tona t’i kuptojmë;
Dhe në but’si, Zot, rikrijona.
Ringjallna sot. Këtë kërkojmë.

Mbushna vullnetin, zemrën, mendjen,
Me frym’ të re të dashurisë.
Gjith’ ne ripërtërijna brenda.
Ringjall çdo pjesë të bashkësisë.

Po, Zot, u thye zemra jote,
Që t’gjejm’ ne paqe dhe fuqi.
Midis stuhive të k’saj bote
Jep forcë, durim dhe shpresë ti.

Ringjallna, Zot, se ësht’ e bardhe
Fusha e pjekur për shpëtim.
Pajisna për k’të punë të madhe,
Njer’zit t’i çojmë, tek ti të vijnë.