Tekst: , 1910; (1954-). Muzikë: Leila N. Morris. |
Për një zgjim në tër’ botën ne të lutemi, Zot.
Po, fuqia e t’Lartit le të bjer’ mbi ne sot.
Këtë bot’ që Jezusi e shpërbleu me gjak
Nga sundimi i djallit do ta marrim ne prap’.
Refreni
Na dërgo fuqi, na dërgo fuqi.
Mbi ne Fryma e Shenjtë le të zbresë tani.
Si një dallgë vërshuese që gjith’ vendet përshkon,
Na dërgo zgjim bot’ror, Zot, që tek unë fillon.
Për k’ta shira bekimi, Zot, ne kemi lexuar.
Mbi çdo mish të përhapet Fryma e Shenjt’ e premtuar.
Jepji shirat e fundit, që çdo vend do t’gjelb’rojn’
Dhe porsi trëndafilat shkretëtirat t’lul’zojn’.
Refreni
Ja, dëgjojm’ nëpër manet një lëvizje të re.
Me çdo fllad vijnë lajmet «ka rilindje mbi dhe».
I dëgjon Perëndia lutjet tona tani,
Edhe zgjimi shpërndahet në çdo vend me shpejt’si.
Refreni