Tekst: , 1867; (1954-). Muzikë: St. Louis, , 1868. |
Qytet i vogël, Bethlehem,
Sa shumë i heshtur je!
Yje të qetë ndriçojnë nga qiejt
Mbi ty gjersa ti fle.
Në rrug’t e tua të err’ta
Një dritë e re u gdhi,
Se Shpresa e gjithë njerëzve
Ka lindur sot tek ti.
O yje të mëngjesit
T’këndojmë me ju dhe ne.
Lavdi në qiell atij që sjell
Pajtim gjithë njerëzve.
U lind nga një virgj’reshë
K’të natë Zoti vet.
Me çfar’ habi këtë çudi
E v’renin engjëjt krejt.
Ashtu si erdhi qetas ai
Atë natë në Bethlehem,
Dhe kjo dhuratë që zbret nga lart
Tek zemrat tona vjen.
Askush nuk e dëgjon dot,
Por në k’të botë plot faj
Fajtorët i pranon tani
Që kthehen prapë tek ai.
O djalë i shenjtë, o djalë hyjnor,
Zbrit poshtë në vatrën tonë.
Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho,
Që t’rrosh tek ne gjithmonë.
Me g’zim at’ lajm dëgjuam,
Që engjëjt na kanë sjellë.
Na u zbulo, tek ne bano,
O Zot Emanuel!