Tekst: , 1872; (1954-). Muzikë: Lewis Hartsough. |
Zërin tënd po e dëgjoj,
Duke më thënë sot:
“Pastrim do t’gjesh në gjakun tim
Që derdha në Golgotë.”
Refreni
Po vij tek ti, o Zot!
Tek ti po vij unë sot.
Më pastro në gjakun tënd
Që derdhe në Golgotë.
Qoft’ i dobët, qoft’ i lig,
Nga ti fitoj fuqi;
Dhe shpirtin tim të ndytë e lan
Nga çdo padrejtësi.
Refreni
Mua Jezusi po më nxit
T’jetoj në dashuri
Me paqe e me shpresë të plotë
Në mbretërinë e tij.
Refreni
Ku mëkati mbretëroi,
Jezusi sot vepron;
Duke m’treguar hir mbi hir
Nga faji më liron.
Refreni
Mua në zemrën time ai
Më jep këtë dëshmim,
Që çdo premtim unë do t’fitoj
N’u lutsha me besim.
Refreni
Hirin e shpërblyeshëm
E gjakun që pajton
I gjeta në Jezus Mesinë,
Që jetën ma drejton.
Refreni