Tekst: , cir­ca 1886; (1954-).

Muzikë: James Mc­Gran­a­han.


Larg larg në vende t’err’ta në k’të botë,
Mij’ra nuk kanë mund’si që të shpëtojnë.
Kush, pra, do t’shkoj’, atyre sot t’u thotë
Lajmin e mirë që duhet ta dëgjojnë.

Refreni

Më është dhënë çdo pushtet.
Më është dhënë çdo pushtet.
Shkoni, pra, në botën mbarë dhe predikoni
Dhe unë jam me ju gjithmonë.

Dyer të hapura kudo na ftojnë
T’ngrihemi ne që sot, çfar’ na kushton.
Si një ushtri, t’bashkuar le të shkojmë.
T’i zgjidhim nga zinxhir’t që faji shkakton.

Refreni

Pse doni ju të vdisni, Zoti thotë
Pse doni ju të vdisni, ne kumtojmë.
Jezusi vdiq që t’na shpëtojë nga gropa,
Që jetën e përjetshme ta fitojmë.

Refreni

Shpejt ardhtë dita kur si turmë e madhe,
Njer’zit si mbret Jezusin ta lart’sojnë.
Jemi shpërblyer dhe t’veshur me të bardha,
«Zotit i qoftë lavdi!» do të këndojnë.

Refreni